Bombat në teatrin e Maripuolit, Zelensky: 130 persona janë shpëtuar, qindra të tjerë janë ende nën rrënoja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 19:12
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se 130 persona janë shpëtuar nga teatri i bombarduar në qytetin e Mariupol deri më tani.
Në një deklaratë për mediat, Zelensky tha se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në vend, pasi sips tij qindra njerëz janë ende nën rrënoja.
Më herët të premten, zyrtarë nga rajoni i Donetsk dhe Kievi thanë se nuk kishin informacione të mëtejshme se sa njerëz i kishin mbijetuar sulmit.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat në teatër po strehoheshin 1,300 njerëz.
Zelensky paralajmëroi gjithashtu se do të ishte humbje morale e liderëve perëndimorë nëse Ukraina nuk merr armë të avancuara.
“Ne ende nuk kemi mbrojtje raketore. Ne nuk kemi mjaft avionë luftarakë”, tha Zelensky.

