OKB: Mbi 800 njerëz janë vrarë që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 16:08
Të paktën 816 njerëz janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, tha të premten Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, shumica e viktimave ishin për shkak të armëve që janë përdorur në Ukrainë, përfshirë edhe granatime.
Mes të vrarëve janë 152 burra, 116 gra, shtatë vajza dhe 16 djem, si dhe 36 fëmijë dhe 489 të rritur, që ende nuk janë identifikuara, tha agjencia e OKB-së.
