Lufta në Ukrainë: Rusia shkatërron fabrikën e riparimit të avionëve pranë qytetit perëndimor të Lviv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 15:24
Raketat ruse kanë goditur një fabrikë riparimi avionësh pranë Lviv në Ukrainën perëndimore.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se automjetet e urgjencës vrapuan drejt vendit të sulmit, vetëm 6 km nga qendra e qytetit, pasi tre shpërthime të forta u dëgjuan herët të premten.
Si pasojë e sulmit asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
Rusia nisi pushtimin e saj në tre fronte, nga veriu, lindja dhe jugu, duke lënë qytete të tilla si Lviv relativisht të padëmtuara.
Por duket se sulmet do të nisin dhe në këto qytete, pasi raketat nga forcat ruse u hodhën edhe në një bazë ushtarake jashtë qytetit.
