Ish-kryeministri rus: Putin nuk është serioz për bisedimet e paqes

Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov, nuk beson se presidenti Vladimir Putin është "serioz" për bisedimet e paqes dhe sipas tij  nuk ka gjasa të ofrojë ndonjë zgjidhje për konfliktin "që do të jetë komode për popullin ukrainas".

Përtej premtimit të neutralitetit, që do të thotë se Ukraina nuk aplikon për të qenë pjesë e NATO-s ose BE-së, Kasyanov beson se Putini do të insistojë në "njohjen zyrtare" që Krimea është pjesë e Rusisë.

"Kjo është absolutisht thelbësore, zoti Putin është i çmendur për Krimenë," i tha ai BBC World News.

Kasyanov ishte kryeministër midis viteve 2000-2004.

Ai tha se Putini dhe aleatët e tij më të afërt politikë ishin "nervoz" për shtrirjen e sanksioneve "shkatërruese" ekonomike të vendosura nga Perëndimi, duke sugjeruar se lideri rus "nuk priste që sanksionet të ishin kaq të ashpra".

Por ai tha se çdo vendim për të ndaluar operacionet ushtarake në Ukrainë "do të ishte fillimi i fundit të tij (Putinit)", shkruan BBC. 

"Unë mendoj se ai do të vazhdojë të rrisë pushtimin," tha Kasyanov, duke shtuar se ai ishte "shumë i shqetësuar... se diçka e tmerrshme mund të ndodhte në fushën e betejës".