Biden telefonon Xi Jinping, presidenti kinez: Konflikti s’është në interesin e askujt. Po bëjmë përpjekje për paqe

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se telefonata me video e presidentit të SHBA Joe Biden me presidentin kinez Xi Jinping ka nisur.

Sipas asaj që kanë raportuar imediate huaja, presidenti kinez Xi, i tha Biden se konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt.

“Marrëdhëniet shtet-shtet nuk mund të shkojnë në fazën e konfrontimit ushtarak. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interes të askujt. 

Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar,” mësohet se ka thënë Xi telefonatën me homologun e tij amerikan.

Ky është diskutimi i parë mes dy liderëve. Kjo telefonatë vjen pas lajmeve se Kina do të ndihmojë Ushtarakisht Rusinë  ushtarakisht.