Lindi 3 herë nga dy binjakë. Rrëfehet nëna e 7 fëmijëve: Dua dhe dy të tjerë. Bashkëshorti mbështetja më e madhe

Ajlin Alfredaj, përveç se një grua e suksesshme në karrierën e saj ajo është edhe një nënë shembullore sepse ka 7 fëmijë. E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, Ajlin na tregoi për sfidat e saj si nënë dhe vështirësitë e rritjes dhe përkujdesjen për ta. 

Ajo na tregoi se është shumë e lumtur për familjen e saj. Edhe pse ka plot 7 fëmijë të moshave përkatësisht të moshave 4,6,7 dhe 19 vjeç.

Ajlin u shpreh se “Bashkëshorti im, Alfredi është mbështetja ime më e madhe sepse ai i ka rritur fëmijët së bashku me mua”. Në kohët e sotme shumë pak çifte zgjedhin të bëjnë më shumë se 2 fëmijë ndryshe nga Ajlin e cila ndihet e bekuar me familjen që ka.

Në familjen e saj çdo muaj festohet nga një ditëlindje. Në jetën e saj ka pasur shumë ulje ngritje por ajo i ka kaluar me suportin e Alfredit.

Ajlin Alfredaj na tregoi se fëmijët e saj janë shumë të mbarë edhe është krenare që ka rritur fëmijë të tillë.

Siç e përmendëm dhe më lart Ajlin është një grua e arrirë edhe në karrierën e saj. 

Ajo është e para grua që drejton hipotekën e qytetin e Tropojës dhe së fundmi themeluese e nismës “Denonco, mos hesht” dhe të gjitha këto angazhime Ajlin arrin  ti menaxhojë shumë mirë.

 E vetmja gjë për të cilën Ajlinit i vjen keq është se nuk mund të jetë e fokusuar gjithë kohën te të vegjlit e saj për shkak të angazhimeve që ajo ka.