Greqia e gatshme të rindërtojë maternitetin e shkatërruar të Mariupolit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 18:46
Greqia është gati të rindërtojë një maternitet që u shkatërrua nga bombardimet në qytetin port të rrethuar jugor Mariupol.
Në një postim në Twitter, kryemisitri grek Kyriakos Mitsotakis e quan Mariupolin “qendrën e pakicës greke në Ukrainë, një qytet i dashur për zemrat tona dhe simbol i barbarisë së luftës".
Komentet e tij vijnë një ditë pasi ministri italian i kulturës, Dario Franceschini, tha se Italia ishte gati për të rindërtuar teatrin e qytetit.
“Teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit”, shkroi ai në Twitter.

