E premtja ‘e zezë’ në Rusi, Bullgaria shpall "non grata" 10 diplomatë rusë

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se do të hakmerret ndaj dëbimit të diplomatëve rusë nga Bullgaria dhe tre shtetet baltike për cenim të sigurisë dhe përhapje të propagandës së Kremlinit.

Kjo e premte ka shënuar një sulm të koordinuar mes 4 shteteve evropiane dhe njëherazi anëtare të NATO-s kundër diplomatëve rusë.

Ministria e Jashtme ruse tha se do të hakmerrej ndaj non-gratave kundër diplomatëve të saj.

Bullgaria njoftoi se kishte shpallur 10 zyrtarë të Ambasadës Ruse në Sofje persona non-grata.

Në një reagim ndaj vendimit të Bullgarisë, Ambasada ruse është shprehur se qëllimi i Sofjes është prishja e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.

Pas Bullgarisë në pak minuta distancë nga njëra-tjera edhe tre shtetet baltike dëbuan disa diplomatë rusë të stafeve të ambasadave.

Estonia dëboi tre diplomatë të cilët i akuzoi për minim të sigurisë së vendit dhe përhapje të propagandës.

Sipas Ministrisë së Jashtme estoneze, tre anëtarët e stafit diplomatik rusë kanë shkelur Konventën e Vjenës duke cenuar sigurinë e vendit dhe duke përhapur propagandë që justifikon veprimet e paligjshme ushtarake të Rusisë.

Pas Talinit, edhe Letonia tha se kishte shpallur non-grata tre punonjës së Ambasadës ruse, për të cilët tha se kishin vepruar në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

E të njëjtin vendim e mori edhe Lituania e cila dëboi katër punonjës të ambasadës ruse në Vilnius.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov njoftoi se do të merrte masa reciprociteti ndaj 4 shteteve të cilat nisën luftën diplomatike me Kremlini.