Zelensky: Granatimet ruse po pengojnë evakuimin e qyetatëve të Mariupolit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 16:26
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se bombardimet ruse po i pengojnë autoritetet në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit të krijojnë korridoret humanitare, në mënyrë që të evakuohen njerëzit.
Ushtria ruse thotë se luftimet kanë arritur në qendër të qytetit, ku mijëra njerëz mbeten të bllokuar.
Në një deklaratë për mediat Zelensky thotë se qindra njerëz janë ende të bllokuar nën rrënojat e tetarit që u bombardua ditën e djeshme.
Zelensky thotë gjithashtu se dërgesat armëve nga perëndimi në Ukrainë po vijnë me shumë ngadalë.

