Italia i dërgon armë Ukrainës: Qeveria rrit me 2% shpenzimet ushtarake në buxhet

Disa dhjetëra raketë lëshues Stinger, disa mijëra bombë mortaje 120, mijëra mitralozë Browing, miliona fishekë të kalibrit 12.7,  200 raketa C-c Mk72 Law, racione konserva ushqimore për ushtarë në front, mijëra helmeta e jelekë antiplumbi, dhjetra raketa anti tank model Milan (Missile d’Infanterie Léger Antichar) janë disa nga armët e përfshira në listën e armatimeve që Italia do të dërgoj në ndihmë të ushtrisë ukrainase.

Dhoma e Deputetëve të Parlamentit Italian ka aprovuar një listë top sekrete armësh që së shpejti do të nisen drejt kufirit ukrainas, e cila përmban dhe armët e mësipërme.

Vendimi u aprovua me votën e 367 deputetëve që votuan pro, 25 të tjerë votuan kundër e 5 deputetë abstenuan.

Ky vendim qe pjesë e draft ligjit të emërtuar "Ukraina", që parashikon ndihmë humanitare, armatime e municione për popullin ukrainas.

Pak orë para këtij votimi, qeveria italiane aprovoi draft-ligjin i cili parashikon rritjen e shpenzimeve ushtarake të buxhetit të vendit deri në 2 % të PPB,

Aktualisht ato zënë 1.2% të buxhetit kombëtar, që janë baraz me 68 milionë euro në ditë e 25 miliardë euro në vit.

Draft ligji i ri i qeverisë çon në 104 milionë euro në ditë shpenzimet ushtarake apo baraz me 38 miliardë euro në vit.

Falë korridoreve humanitare, në Itali kanë mbërritur deri më sot 53.669  refugjatë ukrainas, 27.429 janë gra, 4.582 meshkuj e 21.658 minorenë.

Qytetet kryesore mikpritëse për qytetarët ukrainas janë Roma, Napoli, Bolonja e Milano.

Italia i dërgon armë Ukrainës: Qeveria rrit me 2% shpenzimet