Raportime për mbi 45 të vdekur pas sulmeve me raketa në Mykolaiv

Raporte për viktima masive po vijnë pas një sulmi me raketa në një kazermë të ushtrisë ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv.

Një raport thotë se të paktën 45 persona kanë vdekur.

Të paktën dy raketa raportohet se kanë goditur kazermat e ushtrisë në periferinë veriore të qytetit.

Ndërkohë që janë duke u zhvilluar edhe përpjekje shpëtimi.

Kazermat po përdoreshin për të trajnuar ushtarët lokalë në qytetin që ka frenuar një ofensivë të madhe ruse përgjatë bregut të Detit të Zi.

"Mykolaiv ka përjetuar javë të tëra bombardimesh intensive, pasi trupat ruse u larguan nga qyteti. Forcat ruse më pas u përpoqën të anashkalonin qytetin në veri, por u penguan përsëri nga ukrainasit. Shumë civilë tashmë kanë ikur në perëndim."