Tjetër video shokuese nga SHBA, burri i arrestuar vritet nga policia si George Floyd

Një tjetër video shokuese e dhunës së policisë në SHBA del në dritë. Një rast i ngjashëm me vdekjen e George Floyd që shkaktoi dhe protesta të mëdha ka ndodhur dy muaj para por videoja është zbuluar dhe bërë publike vetëm sot.

Viktima Edward Brostein 38 vjeç u ndalua gjatë një kontrolli rrugor në Kaliforni.

Videoja është 18 minuta e gjatë dhe në të duket policia që merr 38 vjeçarin në pranga dhe e ul në gjunjë ndërsa ai bërtet se është gati të bashkëpunojë vullnetarisht. Efektivët injorojnë thirrjet e tij e shtrijnë në tokë dhe njëri prej tyre hipën mbi të me gju.

Më pas si George Floyd, Edward thërret të njëjtat fjalë “Nuk marr dot frymë”.

 Tre minuta më pas ai humb jetën.

Incidenti ndodhi dy vite më pas por vetëm tani është zbuluar videoja.

Familja do të padisë policinë për vdekjen e njeriut të tyre.

“Kjo është një thirrje për tu zgjuar. Kur je mbi një njeri mund ta mbysësh ose ta vrasësh atë” thotë avokati

Asnjë prej policëve është dënuar apo  akuzuar për këtë çështje dhe familja kërkon ndëshkim.