Britania tërheq licencën për transmetuesin rus, RT
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 11:21
Rregullatori i mediave në Britani të Madhe, Ofcom tërheq licencën për kanalin televiziv të mbështetur nga Rusia, RT “me efekt të menjëhershëm”.
Përmes një deklarate Rregullatori i komunikimit tha se ” RT nuk është e përshtatshme për të pasur licencë në Britani”
Reuters ka cituar mediumin RT, të ketë thënë se është “gjykuar gabimisht” nga Ofcom.
Klikoni per LAJMET MINUTE PAS MINUTE
RT është kanali i parë rus i lajmeve 24/7 në gjuhën angleze që sjell pikëpamjen ruse mbi lajmet globale, i cili tashmë nuk mund të shikohet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi rregullatori i komunikimit Ofcom i hoqi licencën me efekt të menjëhershëm.
