Një fëmijë 13 vjeçar drejtonte makinën që u përplas me furgonin. Askidenti tragjik shkaktoi 9 të vdekur
Një 13 vjeçar ishte ulur pas timonit të një kamioni që u përplas me një furgon që transportonte atletë të universitetit duke shkaktuar 9 të vdekur.
Aksidenti i rëndë ndodhi të martën, 16 mars, dhe hetuesit federalë thanë sot se humbën jetën gjashtë lojtarë dhe trajneri i tyre.
Gjithashtu në aksident humbi jetën edhe djali 13 vjeçar dhe vëllai i tij, i cili ishte pasagjer në makinë.
Mes viktimave të aksidentit ishte dhe një djalë nga Portugalia dhe një nga Meksika, ndërkohë që dy student nga Kanadaja arritën t’i mbijetojnë aksidentit.
Sektori i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se është e paligjshme që një 13-vjeçar të drejtojë makinën në këtë shtet. Fëmijët lejohen të fillojnë mësimet për marrjen e patentës në moshën 14 vjeçare dhe duhet të jenë 15 vjeç përpara se të fillojnë të ngasin makinë me një instruktor ose të rritur të licencuar.
Zyrtarët thanë se është ende e paqartë se në çfarë shpejtësie po udhëtonin makinat në momentin kur janë përplasur në një autostradë afër kufirit me New Mexico.
Nga përplasja të dy makinat janë përfshirë nga flakët. Gjithashtu disa nga pasagjerët nuk kishin lidhur me rripin e sigurimit.
Studentët dhe trajneri i Universitetit privat në New Mexico që humbën jetën në aksidentin tragjik ishin të moshës nga 18- 26 vjeç.
