Ukraina thotë se janë vrarë 14 200 rusë
Ndërsa futemi në ditën e 23-të të sulmit rus, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha në përditësimin e bilancit të luftës se rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që në fillim të konfliktit.
Të dhënat nga të dyja palëve mbeten vetëm pretendime për shkak se raportojnë humbje dhe dëme jashtëzakonisht të kundërta.
Në një përditësim të rrallë më 3 mars, Rusia pretendoi se vetëm 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime në Ukrainë dhe prej dy javësh nuk ka asnjë raportim për humbje të tjera.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000 dhe i të plagosurve rreth 14,000.
Ketu LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar gjithashtu se ka shkatërruar 450 tanke, 93 avionë luftarakë, 112 helikopterë dhe 43 sisteme anti-ajrorë.
Ndërkohë sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe forcat ruse kanë kryer përparim minimal gjatë kësaj jave.
Përsëri sipas Mbrojtjes britanike forcat ruse mbajnë të mbërthyer Kievin, Karkiv, Çernhiv, Sumi dhe Mariupol.