Goditet me raketa ndërtesa e mirëmbajtjes së avionëve në afërsi të aeroportit të Lvivit

Një ndërtesë afër aeroportit të Lvivit raportohet se është goditur me raketë.
Kryebashkiaku Andriy Sadovyi tha se nuk raportohet asnjë viktimë nga sulmi.
Ndërtesa është identifikuar si një fabrikë për mirëmbajtjen e avionëve. Kryebashkiaku Andriy Sadovyi tha se puna aktive në uzinë ishte ndalur më parë.
Ai shtoi se ekipet e shpëtimit janë aktualisht në vend.
Lvivi është 70 kilometra larg kufirit me Poloninë dhe kryesisht larg prej betejës që po zhvillohet në lindje dhe jug të Ukrainës.
Airstrike in Lviv in the early hours, closest to the city centre yet pic.twitter.com/IYw9xVbcnX
— Joe Stenson (@JoeStenson) March 18, 2022
Në këtë zonë nuk është raportuar për bombardime deri pesë ditë më parë, kur një sulm ka goditur qendrën për stërvitje ushtarake në Javoriv, 30 kilometra larg Lvivit.
Ky qytet është konsideruar deri më tani “strehë e sigurt”, pasi shumë ukrainas nga qytetet e bombarduara janë nisur drejt tij.
Disa media kanë raportuar se ky mund të jetë tentim i forcave ruse “për të ndalur furnizimet me armë në këtë shtet”, pasi ato kryesisht hyjnë në Ukrainë përmes Polonisë.
