Ukrainë: Mbi 320 mijë burra u kthyen të luftojnë me Rusinë. Vritet shtetasi amerikan
Më shumë se 320 mijë qytetarë janë kthyer në Ukrainë për të ndihmuar vendin e tyre në luftën me Rusinë, bën të ditur Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës. Shumica e tyre janë burra.
"Djemtë tanë nuk dorëzohen, prandaj ne duhet të ndihmojmë, ne duhet të luftojmë për vendin tonë. Ukraina duhet të jetë e lirë, si të gjithë njerëzit," tha Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare sot në një postim në Twitter.
Ndërkohë CNN shkruan se një shtetas amerikan ka mbetur i vrarë në Chernihiv. James Ëhitney Hill, i lindur më 27 qershor 1954, në Minesota ishte mes disa njerëzve të vrarë kur artileria ruse hapi zjarr ndaj civilëve në qytet, bëjnë të ditur zyrtarëve të qytetit.
Më herët sot, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken konfirmoi se një shtetas amerikan kishte vdekur në Ukrainë, por ai tha se nuk kishte detaje të tjera.
