Do ta bëjmë të hënën pa makina, ose tre ditë punë nga shtëpia, thotë Rama
Jo vetëm e hëna pushim, Kryeministri Edi Rama paralajmëron që do të mbledhë qeverinë për të marrë masa të tjera në kuadër të kursimit.
Ku parashikohet dita e hënë pa makina ose tre ditë punë nga shtëpia duke sjellë si shembull ditët e para të pandemisë.
"Në situata të tilla krizash e këtu bota ka filluar të flasë si një mundësi dhe luftën e tretë botërore të mos pranosh faktet dhe të flasësh sikur këtu je në realitet normal dhe anormale është që qeveria flet për krizë është problem i madh.
Problem shumë i madh. Agjencia përmend dhe një gjë që e kemi diskutuar dhe do ta bëjmë. Sot kemi bërë një mbledhje qeverie dhe kemi caktuar që të hënën do e bëjmë pushim, duke pasur parasysh ato që janë shpjeguar pas mbledhjes.
Do të bëjmë një tjetër mbledhje që do ta bëjmë ditën e hënë pa makina, nëse do të vendosim kështu.
Por sigurisht që do të vijë gradualisht ajo që dhe agjencia thotë E diela pa makina thotë ata. Për të kursyer jo për ekologji. Ose të flasim për tre ditë mos vajtje në punë, njësoj si me covidin por jo më për shkak infeksionesh por për shkak kursimi. Kjo është situata."
Deklarata e Kryeministrit Edi Rama u be në takim me përfaqësues të shoqatave të transportit.
Filmi i mundshem
Rama tregon dhe filmin e mundshëm për të cilën ka folur gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara të pak ditëve më parë.
"Rritja e çmimeve është vetëm pjesa e parë e filmit të mundshëm. Pastaj në një moment të caktuar nuk ka rëndësi sa është rritur çmimi por nuk ka më naftë" tha Rama.

