Ndodh në Tiranë/ Burrit i marrin 35 mijë euro me anë të mashtrimit, ndalohet i mituri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 11:43
Një i mitur është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se me anë të mashtrimit ka arritur të përvetësojë 45 mijë euro.
Nuk jepen shumë detaje dhe ky arrestim është raportuar në kuadër të informacionit të policisë së Tiranës për arrestimet në 24 orët e fundit.
“Specialistët e Seksionit të Krimik Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit të mitur në kërkim D. K., pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka përvetësuar shumën 35.000 euro, shtetasit K. K., 43 vjeç”