Vlorë, 416 milionë lekë të shkuara dëm. Rruga e qepur u shkep sërish
Më pak se 6 vite pasi iu nënshtrua një ndërhyrje që kushtoi 416 milion lekë, rruga e Lagjes Centrale në Vlorë është shqyer sërish.
Këtë here tubat e hekurave të ujësjellësit po zëvendësohen me plastike.
Rruga iu nënshtrua rikonstruksionit me vlerë 416 milionë lekë në vitin 2016
Pjesë e ndërhyrjes ishte edhe rehabilitimi i rrjetit ujësjellës që u bë me tubacione hekuri.
Duket sikur tubacionet e hekurit kanë rezultuar jo efektive, ndaj tanimë aty po shtrohen përsëri rrjetet e kanalizimit, por jo prej hekuri por prej plastike.
Qytetarët e Vlorës e cilësojnë shembull të taksave të shkuara dëm.
“Duhej të ishin bërë me kohë kur u bë rruga. Kanë marrë fonde dhe i kanë ngrënë. Tani kujtohen pas shtrimit të asfaltit. Pa plan pa gjë. Shqipëri hesapi” thonë banorët.
Vetë bashkia e pranon se rrjeti prej hekuri është dëmtuar, pasi hekuri është ndryshkur dhe uji po ndotet.
Në vendin e punimeve nuk gjenden tabela se sa është vlera e projektit të ri, ndërsa ende nuk dihet nëse do të mbajë dikush përgjegjësi për paratë e shkuara dëm.
