Turqia kundër Rusisë, Ambasadori turk në Shqipëri: I papranueshëm sulmi, po përpiqemi për paqe
Ambasadori i Turqisë në Shqipëri e ka cilësuar të papranueshëm sulmin ushtarak të rusisë ndaj Ukrainës. Diplomati Murat Yoruk tha se qeveria e tij po bën përpjekje maskimale për ndalimin e luftës dhe rivendosjen e paqes!
Pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë mëngjesin e 24 shkurtit, Kievi ka marrë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar ndërtsa shumë shtete janë shprehur kundër asaj që Kremlini e quan një operacion special e pjesa tjetër e botës luftë.
Edhe Turqia e udhëhequr nga Rexhep Taiyp Erdogan është kundër këtij konflikti, ndërsa qeveria e Ankarasë thotë se po bën disa përpjekje për të vendosur paqen në kontinent.
Nga Shkodra, ambasadori i Turqisë në vendin tonë Murat Yoruk tha se për vendin e tij sulmi rus është i papranueshëm, ndërsa qeveria e tij po bën përpjekje për të rivendosur paqen.
"Ne si Turqi po i ndjekim zhvillimet e fundit nga afër. Është e vërtetë që bota është sprovuar dhe është gjendur, sidomos dy vitet e fundit, përballë sfidave shumë të mëdha të krijuara nga pandemia. Dhe më pas kemi luftën që ka shpërthyer tashmë në Ukrainë. Për ne si Turqi është e papranueshme një lloj sulmi i atillë, një lloj lufte e atillë që është filluar tashmë nga Rusia. Nën direktivat e Presidentit tonë, Ministri i Jashtëm është duke u angazhuar në mënyrë maksimale që në Ukrainë një minutë e më parë të vendoset paqja, të vendoset rendi, të pushojnë armët dhe njëkohësisht lotët e fëmijëve të pushojnë njëherë e përgjithmonë. Në këtë kontekst Turqia është shumë e angazhuar me të gjithë përpjekjet e saj diplomatike që një moment e më parë luftrat le të mbarojnë dhe paqja le të mbizotërojë, gjithë misioni i Turqisë ky është".
Diplomati turk ishte në Shkodër për përkujtimin e fitores së betejës së Çanakalasë në Turqi ku kanë rënë edhe një numër i lartë shqiptarësh.
Aktiviteti pranë bustit të Hasan Riza Pashës, riktheu në publik Majlinda Angonin sërish në cilësinë e prefektes pasi humbi përballë Bardh Spahisë.
