Rama lë administratën dhe shkollat pushim këtë të hënë për të kursyer

Qeveria merr vendim që dita e hënë e 21 marsit të jetë pushim për administratën dhe shkollat. 

Lajmi u mësua fillimisht nga Ora News dhe më pas u konfirmua edhe nga kryeministri Edi Rama në mesditë gjatë një takimi me përfaqësues të transportit publik. 

Ky vendim merret me argumentin e kursimit të enegjisë, naftës dhe kostove të punonjësve, informoi gazetarja e Ora News Fjorela Beleshi.

Kjo ditë do të zëvendësohet në një ditë tjetër të vitit thuhet në vendimin e qeverisë 

Ndërkohë që më 22 mars është pushim për shkak të festës Sulltan Novruzit.

Nga një përllogaritje e thjeshtë administrata dhe shkollat do të ketë 4 ditë pushim. E shtuna e diela, e hëna dhe e marta.

Këtu LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë takimit me përfaqësues të transportit publik Rama tha se do të jetë e hëna pa makina dhe madje po shqyrtohet dhe mundësia që tre ditë të jenë punë nga shtëpia.

Rama lë administratën dhe shkollat pushim këtë të