Gjykata liron Artan Koçiun: Jam koleksionist jo hajdut, veprat i bleva në treg të zi

Gjykata penale në Tiranë ka lënë në "arrest shtëpie" 61-vjeçarin, Artan Koçia, i arrestuar një ditë më parë për vjedhjen e 4 mijë veprash arti që mendohet të kapin vlerën e 8 milionë euro.

 Prokuroria kishte kërkuar "arrest në burg" për të.

Vetë Koçia mësohet se ka deklaruar në seancë se nuk është hajdut por koleksionist.

"Veprat e artit i kam blerë në treg të zi, jam restaurues me licencë për mobilje të përdorura" ka deklaruar ai.

Prokuroria sëbashku me Ministrinë e Kulturës kanë nisur inventarizimin e veprave të artit.

Sipas prokurorisë, mes veprave të artit ka objekte të vjedhura në kishat dhe vendet e kultit nëpër Shqipëri.

Gjykata liron Artan Koçiun: Jam koleksionist jo hajdut, veprat i bleva

Në aksionin për zbulimin e 4 mijë veprave të artit dhe të kultit policia infiltroi dy efektivë të cilët kërkuan të blinin dy objekte.

Pas identifikimit të ambientit prokuroria ndërhyri duke sekuestruar veprat dhe më tej duke ndaluar Koçiun.

Në apartament u gjendën foto por dhe objekte kulti përfshirë dhe pjesë të ikonostasit apo veshje të priftërinjve.