Ngordhja e pulave pa rrezik për konsumatorin, Ministria flet për 200 mijë shpendë, ekspertët për 500 mijë
Ministria e Bujqësisë pranoi se një sëmundje infektive ka prekur në masë shpendët në vendin tonë, ndërsa zyrtarisht pranohet se janë mbi 200 mijë pula të ngordhura kryesisht në zonën e Durrësit. Por të dhënat që vijnë nga terren flasin për 500 mijë shpendë të ngordhur, ndërsa Ministria e Bujqësisë këmbëngul se nuk ka rrezik për konsumatorin.
Ministria e Bujqësisë publikoi rezultatet paraprake të analizave pas ngordhjes së mijëra shpendëve në vend, kryesisht pula si pasojë e sëmundjes së Laringotrakeitit.
Sipas deklaratës, rezultatet janë paraprake, ndërsa priten analizat përfundimtare.
Institucionet deklarojnë zyrtarisht se janë reth 200 mijë pula të ngordhura deri më tani, por situata në terren flet për pothuajse dyfishin.
Në të gjithë vendin kanë nisur kontrollet në pulari, por edhe banesa ku fermerët kanë numër të lartë krerësh.
Deri më tani në Shkoder nuk raportohet asnjë rast i infektimit me grip shpendësh.
"Gjendja shëndetësore është e mirë, në kontroll dhe nuk ka asnjë rast të dyshuar".
Shqetësimi më i madh për shërbimit veteriner janë fermerët që mbarështojnë shpendët në shtëpi pa kontrolle dhe kushte sigurie.
"Kemi udhëzuar veterinerët që të kenë vigjlencë të shtuar dhe në çdo rast që të ngordhje shpendësh dërgojmë kampionimin në ISUV."
Sipas Ministrisë së Bujqësisë Laringotrakeiti infektiv nuk është një sëmundje zoonotike dhe nuk transmetohet te njerëzit dhe as nëpërmjet produkteve ushqimore nga shpendët, ndërsa deri më nuk përbën rrezik për shëndetin publik.