Gjermania ndërhyn për zgjidhjen e krizës në PD? Ora News zbardh axhendën, Sarrazin shmang Bashën, takohet me Alibeajn dhe Pollon e Foltores. Në Tiranë dhe Elmar Brok

Kriza brenda PD duket pa zgjidhje mes aktorëve vendas të përfshirë. Një ndërhyrje e huaj e huaj po duket më e afërt se kurrë.

I dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin do të zhvillojë sot vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë.

Në axhendën e tij ka parashikuar një sërë takimesh që nisin me kryeministrin  Rama. Por ajo që bie në sy është fakti se për herë të parë një përfaqësues ndërkombëtar shmang takimin me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke zgjedhur të takojë nënkryetarin e kësaj partie, njëherësh dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Në axhendën e të dërguarit të posaçëm të qeverisë gjermane, të cilën Ora News e disponon, bie në sy dhe një tjetër element i rëndësishëm.

Për herë të parë që prej shpalljes non grata të ish-kryeministrit Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit, një zyrtar i huaj takon një përfaqësues të Foltores.

Këtu LAJMET E FUNDIT

Sarrazin do të takojë Genc Pollon. Axhenda e të dërguarit gjerman ka parashikuar orën 16:30 për takimin me Pollon dhe Alibeajn.

Nuk dihet nëse Sarrazin do ti takojë të dy njëkohësisht apo veç e veç.

Po ndërsa Sarrazin vjen në Tiranë, Ora News mëson se në kryeqytetin shqiptar ndodhet dhe një politikan tjetër gjerman me peshë.

Bëhet fjalë për Elmar Brok, politikan i njohurnë Europë, ish-eurodeputet gjerman i CDU-së me influencë të madhe në Parlamentin Evropian dhe partinë gjermane, sot anëtar i CDU-së, e cila është pjesë e Partisë Popullore Evropiane.

Ora News mëson ekskluzivisht se ai ka takuar një ditë më parë kreun e PD-së Basha dhe ish-kryeministrin Berisha.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ai është takluar me nënkryetaren e PD-së, Jorida Tabaku.