Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2022, 08:03
Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në shtrirjen perëndimore.
Ndërsa, kalime vranësirash do të ketë në shtrirjen lindore ku herë pas here vranësirat bëhen më të dendura por nuk priten reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

