Berisha me gjuhën e Ramës: E mbështes protestën e pakicës, por aty ka edhe përleshje të klanesh socialiste
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se gruri i Rusisë dhe Ukrainës do të ketë jë ndikim të çmimit në treg, nuk do të krijojë një zi buke,
Ai tha se e studion protestën dhe aty në tërësi është populli opozitar, por ka edhe bërryla socialistë aty që duan të prevalojnë.
Berisha: Gruri i Rusisë dhe Ukrainës do të ketë një ndikim të çmimit në treg, nuk do të krijojë një zi buke ama. Ky në vend që të merret me këto, merret me urrejtje ndaj pakicave. Unë e studioj protestën dhe aty në tërësi është populli opozitar, por ka edhe bërryla socialistë aty që duan të prevalojnë.
Për mua kjo nuk është se ka rëndësi sepse e mbështes kauzën. Ka klane socialiste aty që përleshen aty brenda. Nuk kam të drejtë të ndërhyjë në përleshjen e tyre të brendshme, kam informacion. Unë mbështes kauzën e drejtë dhe popullin opozitar.

