"Do na shpallnin non grata të gjithëve", Këlliçi: Jam bombarduar me 'Fake News' nga selia blu. Donin të pengonin Berishën
Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi se është "bombarduar" me lajme të rreme të cilat vinin nga selia blu e përfaqësuar nga Lulzim Basha. Këlliçi tha se ka pasur lajme nga partia demokratike sikur do mësynin trupat amerikane dhe do shpallnin nom grata të gjithë personat që mbështesnin Berishën.
Këlliçi: Jam bombarduar me fake news nga selia sikur do vinin trupat amerikane, do mësynin në selinë e partisë, do mësynin kundër Berishës, sikur do shpalleshim non grata të gjithë ne që e mbështesnim, anulime vizash, arrestime imagjinare, përralla me mbret. Më ka mjaftuar eksperienca e ngritur dhe marrëdhënia e ngritur me vite me selinë diplomatike amerikane.
Këlliçi, i ftuar në Syri.tv shtoi se i është dashur të analizojë për disa ditë dhe t'i rikthehet bisedave në vite për të kuptuar se çfarë dëgjon brenda partisë ishin fake news.
Këlliçi: Ishin një lojë e pisët për të mashtruar deputetët, dhe për të penguar Berishën me lëvizjen Foltore. Ishte një shok i jashtëzakonshëm.
