Serbia do furnizojë Shqipërinë me grurë, Berisha: T'i besosh vëllezërve siamezë Rama-Vuçiç mashtron veten
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur ditën e djeshme, 14 mars se Serbia do të lejojë eksportin e grurit në Shqipëri.
Kryeministri Rama "po e shet" këtë vendim si një sukses të nisësm "Open Balkan."
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "Ora e Betir" nga Beti Njuma në RTV Ora u shpreh se
Berisha: Tu besosh vëllezërve siamezë Rama-Vuçiç vetëm sa mashtron veten tënde. Importuesi numër 1 i grurit është mik i ngushtë i Edi Ramës. Qoftë importuesi i miellit, qoftë importuesi i naftës, qoftë importuesi i grurit duhet të kenë rezerva. Duhet të ketë 3 muaj rezervë. Qeveria shqiptare në përputhej me direktivën evropiane është e detyruar të ketë naftë për 3 muaj rezervë. Qeveria i thotë importuesit të naftës që në magazinat e tua me ligj je i detyruar të kesh naftë 3 muaj rezervë. Siç ndodhi kriza tani, qeveria i thotë ju do nxirrni rezervat e naftës. Po këtu problemi është që kryetari i qeverisë bën zëdhënësin e kompanive. Vijmë te mielli dhe gruri. Para 4 ditësh qeveria e Kosovës i tha qytetarëve nuk kemi shqetësime, kemi 3 muaj miell dhe 2 muaj grurë. Kemi 5 muaj. Dëgjuat gjë në Shqipëri ju ?
Çipa: Doli shoqata që mbulon tregun e miellit dhe drithërave, bënë deklaratë zyrtare që jo vetëm që ne i kemi depozitat dhe hangarët.
Berisha: Shoqata është një shoqatë private, këtu përgjegjësinë për kafshatën e qytetarëve e ka qeveria. Ç'bëri Kosova tjetër? I dha çdo fermeri 450 euro për çdo hektar për mbjellje të lashta të drithërave.
