Berisha: Komisioni i Rithemelimit po e mbështet protestën e qytetarëve, por ka një kod moral...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 21:21
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora deklaroi se Komisioni i Rithemelimit po mbështet protestën e qytetarëve.
Analisiti Ermal Hasimja e pyeti se pse Komisioni i Rithemelimit nuk po organizon protesta?
Zoti Berisha tha se ka një kod moral.
Berisha: Ky kod moral është që filloi një protestë nga shoqëria civile. Tani ët shkosh t'ia marrësh flamurin kjo nuk është morale. Unë nuk po e fsheh që ne e mbështesim.
Analisti Aleksandër Çipa e pyeti zotin Berisha a do të mbajnë një qëndrim të bashkëshoqëruar me aksion politk nëse qytetarët do të ulen në shesh ashtu siç paralajmëruar.
Berisha: Do ta konsideroj këtë. Këto janë protesta simpatike.
