Berisha: Rama e bëri skrap rafinerinë e Ballshit, e shembën për të mbuluar borxhet dhe vjedhjet
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Tarifën e pompave të naftës Rama ia dha një kompanie me koncesion dhe u dyfishua çmimi i karburantit.
Ai theksoi se në vitin 2011 është prodhuar D2 në Ballsh dhe e cilësisë të mirë, ndërsa këta e shndërruan në skrap rafinerinë për të mbuluar vjedhjet që janë bërë me të.
Berisha: Tarifën e pompave të naftës ia dha një kompanie me koncesion dhe u dyfishua çmimi i karburantit. U dyfishuar fiks tarifa e pompave. Pse Maqedonia e shet me 1.3 euro dhe nuk prodhon një litër naftë ndërsa ne plot 1 milionë litra.
Në vitin 2011 është prodhuar D2 në Ballsh dhe e cilësisë të mirë, ndërsa këta e shndërruan në skrap rafinerinë për të mbuluar vjedhjet që janë bërë me të. E bënë skrap sepse borxhet e saj ku është edhe Agaçi mund të shkojnë 400 milionë. Këta merrnin rafinerinë dhe e vinin koletaral dhe marrin para në barkë, por nuk investonin asnjë lekë. Kam dëgjuar se janë marrë 320 milionë kredi, të gjithë çoheshin në ishujt Kajman. Për të zhduk çdo gjurmë krimi, e bënë skrap.

