Ai apo Meta lideri i opozitës? Berisha: Kjo është përcaktuar në 25 prill, ai do të forcojë opozitarizmin

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai ka më shumë eksperiencë në raport me Ramën.

Ai tha se kush do të jetë lideri i opozitës është i përcaktuar nga zgjedhjet e 25 prillit, por Meta do të ketë një rol të padiskutueshëm në opozitë dhe do të merret me forcimin e opozitarizmit në vend.

Berisha: Aleancat jashtë spektrit ndodhin, nuk janë të jashtëzakonshme. Po ndodh në Hungari një koalicion i tillë. Në këtë kontekst kam thënë se unë jam dhe do të jem për aleancë me LSI-së. Sigurisht që ka elektorat nga të dyja partitë që nuk e pëlqejnë këtë gjë, por interesi për të çmontuar një regjim si ai aktual është më i madh se sa problematikat që dalin nga koalicioni.

Se kush do të jetë lideri i opozitës është i përcaktuar nga zgjedhjet e 25 prillit, por Meta do të ketë një rol të padiskutueshëm në opozitë dhe do të merret me forcimin e opozitarizmit në vend. Në mënyrë absolute unë jam i vendosur për të bërë gjithçka në luftën me korrupsionin. E quaj të domosdoshme aleancën me LSI-së dhe forcave që duan të qëndrojnë kundër këtij regjimi.