Berisha: Rama ka inteligjencë të ulët, i shkruan në dorë ato që  do tu thotë gazetarëve

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai ka më shumë eksperiencë në raport me Ramën.

Ai tha se po t’ia bësh testin e inteligjencës Ramës, atij i del shumë dobët, sepse sipas tij nuk mban mend as ato që do tu thotë gazetarëve.

Berisha: Unë jam 78 vjeç, mirëpo mosha ka dy aspekte; ka vitet që janë të pamohueshme, por ka edhe shkallën e vjetërisë. Nëse merri Edi Ramën, unë të garantoj se e ka shkallën e vjetërsisë të paktën 1.5 herë më të madhe se mua. Mediat kanë treguar interes të madh ndaj meje, por nuk kemi pasur moment që kanë shkruaj për lajthitje për mua. Nuk kam shkruan në dorë me germa që nuk mban mend çfarë t’u thotë gazetarëve si Rama.

Po t’ia bësh testin e inteligjencës Ramës, atij i del shumë dobët, sepse e shoh mirë. Regani thoshte se nuk do të përdorte eksperiencën që ka nga mosha ndaj kundërshtarit. Unë kam një eksperiencë të madha. Vendet më të mëdha të botës drejtohen nga bashkëmoshatarë të mi. Pse atje pranohet dhe këtu jo?