Pse nuk e votuan “incineratorët”? Berisha: Nuk isha aty, nuk kishte asgjë të re raporti i PD-së
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk votoi për “inceneratorët” në kuvend sepse nuk ishte aty.
Ai tha se raporti i PD-së nuk kishte asgjë të re, veçse atyre që tha Kryemadhi për Lefter Kokën dhe se raporti i PD-së nuk ka pyetur pjesën e Foltores.
Berisha: Unë nuk votova sepse bëra diskutimin tim për të dyja raportet. Ndërsa ajo zonja mbajti 2 orë fjalim dhe dogji çdo mundësi që të qëndroja në Kuvend sepse kisha punë të tjera. Unë e shpreha mendimin tim. E kam denoncuar më shumë herë se sa PD-ja atë aferë. Raporti nuk kishte asgjë të re, vetëm ripërsëriti ato që ishin thënë. E vetmja gjë e re që doli ishte ajo që paraqiti Monika Kryemadhi për Lefter Kokën.
Po të isha aty do të votoja, por nuk votova, ama ata thatë se bashkova votat me Ramën. Unë nuk isha fare sepse nuk kisha mundësi të isha. Nuk besoj të jetë gjithë grupi ynë. Mua Belindi me tha se nuk e kanë pyetur fare për raportin.

