Berisha: Ballkani i Hapur korridor rus në rajon, 3 kryeministrat rrinë gati-tu para Aleks Sorosit

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Ballkani i Hapur është një korridor rus në rajon dhe një ndikim serb.

Ai tha se SHBA-të dhe BE-ja nuk e kanë mbështetur Ballkanin e Hapur dhe se 3 kryeministrat rrinë gati tu para Aleks Sorosit.

Berisha: Ballkani i Hapur është një korridor rus në rajon dhe një ndikim serb. SHBA-të nuk kanë asnjë deklaratë që e mbështesin këtë nismë. Aleks Soros ka qenë i pranishëm dhe 3 kryeministra rresht aty. Oscobar tha se kështu sikurse është nuk shkon, ndërsa Lajçak tha se kështu është i dëmshëm.

Pavarësisht nga këto, 3 kryeministrat rrinë gati tu para Aleks Sorosit. Fuqia e Sorosit është shumë e madhe, jam i vetëdijshëm për këtë. Padia ime në Paris po ecën. Deri tani nuk ka një datë për nisje procesi, di që kanë afat.