Merr flakë oxhaku i një shtëpie në Gjirokastër, shpëton mrekullisht e moshuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 21:06
Është përfshirë nga flakët oxhaku i një banese në lagjen “Blloku i Furrave”, në Gjirokastër.
Burime për Ora News, bëjnë me dije banesa ishte në pronësi të shtetases Barie Lulo, e cila u ka shpëtuar mrekullisht flakëve.
Mësohet se e moshuara jetonte vetëm.

Ka qenë ndërhyrja e shpejt e zjarrfikëses që ka shpëtuar shtëpinë e së moshuarës dhe banesat ngjtur.