Protesta 24 orëshe të shtunën, Rama: Mobilizim partiak i foltoreve. Kremlini do e shohë me admirim
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimit të protestës 24 orëshe të shtunën nëse nuk plotësohen kërkesat nga ana e qeverisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se protesta e 19 shkurtit lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethe.
Rama thotë se protestën vetëm Rusia mund ta shohë me admirim.
Edi Rama: Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!
Në ditën e 7-të të protestës që u mbyll pasditen e sotme në orën 19:00 qytetarët paralajmëruan se do të protestojnë 24 orë të shtunën kundër rritjes së çmimeve nëse qeveria nuk u plotëson kërkesat.
