Berisha: Në 6 mars u vërtetua ku janë demokratët, Basha po të ishte kryeministër nuk do njihte ligj
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në 6 mars u pa se ky është elektorati i djathtë
Ai tha se Basha dëshmon se po të kishte qenë kryeministër nuk do të njihte asnjë rregull, sepse është në opozitë dhe po i bën këto gjëra para të gjithëve.
Berisha: Në 6 mars u pa se ky është elektorati i djathtë. Demokratët po kërkojnë që të jenë me elektoratin e tyre. Deputetët qëndruan sa qe një betejë partiake nuk u prononcuan, ndërsa tani që e shohin se partia e vërtetë demokratike është kundër Bashës, ata po marrin vendimet e tyre.
Çfarë bën Basha? Ata që i kundërvihen janë të emëruar nga Basha. Kjo është një gjë dëshpëruese. Ky njeri dëshmon se po të kishte qenë kryeministër nuk do të njihte asnjë rregull, sepse është në opozitë dhe po i bën këto gjëra para të gjithëve. Këtu e dinë se ku është shumica dhe nuk mund të minosh deputetët që të kërkojnë dorëheqjen.

