Grupi Parlamentar kërkon largimin e Bashës dhe Berishës, a do bëjë një hap pas ish-lideri i demokratëve?

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Lulzim Basha nuk fitoi asnjë nga 6 bashkitë e vendit në të cilat u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale më  6 mars. Bardhi Spahia i Shtëpisë së Lirisë doli fitues në Shkodër, ndërsa 5 bashkitë e tjera u fituar nga PS.

 Pas humbjes, mbështetësit deridjeshëm të  Bashës po artikulojnë bashkimin e pjesëve të PD. Por përveç largimit të Bashës, deputetët demokratë kërkojnë dhe largimin e Berishës.  

Ish-lideri i demokratëve i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora nga Beti Njuma u shpreh se qëllimi i tij është bashkimi i PD-së.

Berisha: Bashkimi i PD është një qëllim që nuk do lodhem së punuari. Zgjedhjet e 6 marsit kanë një aparencë dhe realitet, pro në këtë rast flasin si aparenca ashtu dhe realiteti. Aparenca është se PD u shtri përtokë, mori 12% të votave. Çdo njeri që mund të analizojë mund të thotë që si PD kjo po shkon drejt zhdukjes. Nga 39% që mori më 25 prill, zbriti në 12%. Por ka një realitet dhe realiteti është tjetër. Opozita më 6 mars ka marrë fiks aq sa ka marrë në datën 25 prill se Shtëpia e Lirisë së bashku me LSI mori 31%.

LSI dhe opozita në zgjedhjet e 25 prillit ishin 44% dhe tani arritën 43-44 %. Me gjithë goditjen e paimagjinueshme që ju dha opozitës duke ja marrë logon, ja dha fraksionit Brava, opozita mbeti në këmbë, doli me 44% bashkë me LSI. Në këtë aspekt nuk është një rezultat për tu dëshpëruar, është pas një humbje të thellë më 25 prill kjo.