Nis dita e 7-të e protestës kundër rritjes së çmimeve, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë


Për të 7-të ditë radhazi dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë, kundër rritjes së   çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Në protestë po marrin pjesë edhe  studentët, të cilët tashmë po marshojnë nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë.

Protestuesit kanë disa pika drejtuar qeverisë, dhe kanë një plan për vijimin e protestës.

Gazetari Isa Myzyraj, bën me dije se nëse ditën e sotme pjesëmarrja nuk do të jetë lartë, protesta do të pezullohet deri të shtunën ku do të zhvillohet një protestë kombëtare.

Nis dita e 7-të e protestës kundër rritjes së

Ajo që vihet re është se protestuesit kanë marrë me vete edhe flamujt e Ukrainës, duke u solidarizuar për luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Ky gjest i tyre ka ardhur pas deklaratave të Ramës, pasi ky i fundit një ditë më parë  tha se protesta që po zhvillohet është e turpshme.