Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e arsyetuar për mos shkarkimin e Metës: Nuk ka shkelur Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur  vendimin e arsyetuar për Presidentin Ilir Meta. Më 16 shkurt “Kushtetuesja” vendosi të mos shkarkojë kreun e shtetit.

Gjykata thekson se pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure.

Gjykata pasi shqyrtoi faktet e paraqitura nga Kuvendi arriti në përfundimin se nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës pasi

 -Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.

 - Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

 - Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

 - Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Gjykata arsyeton se për këto arsye vendosi shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

LEXO VENDIMIN E PLOTE