Qiraxhi: Rama do të çmontojë protestën, nuk ka vend tjetër si ne me standarde të ulta jetese

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivisti Mirgen Qiraxhi u shpreh se protesta e së shtunën në Tiranë kundër rritjes së çmimeve ishte masive.

Ai theksoi se kryeministri Rama kërkon të çmontojë protestën, ndërsa shtroi se është e pamundur që opozita ta vjedh protestën.

Qiraxhi: Protesta e të shtunës ishte masive. Kryeministri kërkon të çmontojë protestën. Është e pamundur që opozita ta vjedh protestën. Jemi i vetmi vend i NATO-s që protestojmë sepse nuk ka vend tjetër si ne me standarde të ulta jetese.