Atalanta ndalet dhe i largohet Europës, Roma shpëton në frymën e fundit (Video)
Një tjetër hap fals që mund të kushtojë shumë për Atalantën. Zikaltërit e Gasperinit me Gjimshitin titullar nuk shkuan me shumë se një barazim pa gola me Genoan në shtëpi, një rezultat që ndërlikon shumë garën e tyre për një vend në Champions League.
Edhe pse rastet nuk munguan për vendasit, në fund vjen vetëm një barazim pa gola që për momentin e nxjerr jashtë Europës së madhe.
Në takimin tjetër, Roma vijon të mos humbasë por sot rrezikoi shumë në fushën e Udineses. Molina kaloi përpara vendasit që në minutën e 16’ teksa skuadra e Mourinhos pa Kumbullën e skualifikuar vuajti në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, trajneri portugez ndryshon pothuajse të gjithë sulmin dhe vetëm në minutat shtesë, një penallti e Pelegrinit në 94’, shpëton Romën nga humbja që gjithsesi e mban ende në zonën e Kupave të Europës./Ora News/.
