Arsenali rifiton vendin e katërt, mposht Leicester 2-0 (Video)

Nëse titulli në Premier League është një çështje mes Man. City dhe Liverpool, për vendin e katërt që të çon në Champions League është një garë tjetër e jashtëzakonshme.

Dje e mori këtë vend Man. United pas fitores me Tottenham ndërsa sot e rifiton Arsenali.

Skuadra e Artetas vinte pas 4 fitoreve radhazi dhe sot sërish mori 3 pikë me një paraqitje bindëse duke mposhtur 2-0 Leicester në “Emirates”.

Me Xhakën titullar në mesfushë, “topçinjtë” bënë më mirë në rastet e krijuara duke konkretizuar më mirë që në pjesën e parë me golin e avantazhit të realizuar nga Partey në 11’. Goli i jep qetësi skuadrës që menaxhon mirë ndeshjen dhe vijon të krijojë teksa në 59’ vuloset dhe suksesi me një gol të Lacazette me penallti në 59’.

Për Arsenalin është fitorja e pestë radhazi, një ecuri fantastike që shpërblehet për momentin me një vend të katërt por beteja do të jetë shumë e gjatë deri në fund./Ora News/.