Teuta luan me “zjarrin”, humbet duelin direkt me Kastriotin
Ta mendosh që Teuta është ekipi kampion në fuqi dhe sot ka bërë një hap shumë të madh mbrapa duke rrezikuar edhe rënien. Në “Loro Boriçi”, ekipi i Arapit priste Kastriotin në një takim tepër të rëndësishëm për fatin e qëndrimit në Superiore e që në fakt u fitua nga krutanët me rezultatin minimal 1-0.
Durrsakët e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar me Kotobellin 2 herë portën kundërshtare por golin e gjen Kastrioti që në 41’ përfiton nga një gafë në mbrojtjen durrsake.
Ishte Kaina ai që përfitoi për të kaluar krutanët përpara ndërsa ndeshja bëhet malore për Teutën. Në pjesën e dytë, janë totalisht kaotikë vendasit që nuk krijojnë dot raste të rrezikshme madje mund dhe të pësonin një tjetër gol nga Karakaçi që dribloi 5 lojtarë në 64’ e më pas topi nuk u devijua drejt portës.
Teuta tenton në çdo mënyrë për të arritur te goli që nuk vjen dhe është Kastrioti që festoon duke dalë nga zona e rrezikshme e tabelës dhe tani është vetëm 3 pikë larg Teutës dhe lë pas Egnatian.



/Ora News/
