Rama i vendosur: S’më shqetësojnë protestat, s’tallem kurrë me popullin
Kryeministri Edi Rama tha se krizën energjetike e kishte paralajmëruar por megjithatë qytetarët paguajnë të njëjtin çmim sikur para krizës.
Në një komunikim me qytetarët, Rama u shpreh se nuk po tallet me popullin ashtu siç e akuzojnë.
Edi Rama: Jo kriza nuk filloi dje, ka filluar më parë, si rezultat i një reagimi të tregjeve ndaj ringritjes së fuqishme ndaj pandemisë. Vala e inflacionit ka ardhur në të gjithë botën. Ndërkohë që kriza energjetike nuk ka filluar sot, e kam paralajmëruar unë atëherë kur shumëkush thoshte se nuk ekziston. Nuk ka filluar sot pagesa nga buxheti i shtetit për familjen tënde. Qëkur ka filluar kriza paguan njësoj.
Një pjesë tjetër përdor faljen talle. Tallesh me këtë popull dele thotë njëri. Unë nuk tallem me veten se kam shumë respekt. Unë nuk tallem me njerëzit. Nuk tallem kurrë sesi me vendin se të gjitha këto për mua janë shumë të shtrenjta. Ndonjëherë tallem me personazhe. Por kurrë nuk tallem me këtë popull.
Ndër të tjera Rama tha se nuk e shqetësojnë protestat, ndërsta shtoi se i konsideron si vlerë të sistemit. Ndër të tjera ai theksoi se është tërhequr prej protestave, por jo nga frika.
Edi Rama: Vazhdo mashtrimin thotë tjetri, por në protestë do na kesh prapë. Unë nuk kam asnjë shqetësim për protestat, i konsideroj si vlerë të sistemit. E kam treguar kur jam tërhequr jo nga frika, është ide e gabuar kjo e frikës, se s’kam çfarë frike të kem. Jam këtu për të bërë një detyrë, shumë të rëndësishme, por nga bindja. Unë e konsideroj virtyt të një lidershipi demokratik, të ndërroj mendje.
E dyta e konsideroj cilësi pozitive që një kryeministër të tërhiqet kur protesta ka të drejtë. E konsideroj burrëri që edhe të kërkosh ndjesë kur është për të kërkuar.
