Abazhuri 10 mijë euro në zyrë? Rama: E sollën italianët, ka qenë mbi kokat e gjithë kryeministrave, edhe të “Non Gratës”

Kryeministri Edi Rama ka treguar se abazhuri në zyrën e tij në Kryeministri ka ardhur nga italianët kur është bërë godina.

Rama është shprehur se abazhuri ka kushtuar më shumë se sa çmimi që është bërë viral në rrjetet sociale (10 mijë euro) duke mohuar faktin se e ka blerë vetë.

Ai thotë se ky abazhur ka qenë edhe në kohën kur ishte Sali Berisha, ndërkohë e ka akuzuar këtë të fundit si nxitës i protestave që po zhvillohen kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të produkteve ushqimore.


Edi Rama: Abazhuri këtu sjellë nga italianët, kur morëm godinën. Është më i shtrenjtë se sa çmimi që ka dalë. Nuk e kam blerë këtu. Ky abazhur ka qenë mbi kokat e të gjithë Kryeministrave, përfshirë edhe një non gratë, që është gati ta bëjë Shqipërinë Non Grata nën sytë e opinionit publik duke nxitur këto protesta së bashku me një mikun e vet një “non gratë” tjetër ai ende i pashpallur.