Dita e 6-të e protestës, Rama: S’ka pasur kurrë protestë më të turpshme se sa kjo. Sa të jem në qeveri taksat s'lëvizin
Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e zhvilluar që prej 6 ditësh për rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve ushqimore.
Në një komunikim me qytetarët Rama tha se s'ka pasur dhe s'do ketë protestë më të turpshme se sa kjo që po zhvillohet tani.
Edi Rama: Qysh nga protestë e parë e fillimit të zgjimit të Shqipërisë pluraliste deri më sot ka pasur lloj lloj protestash, por protestë më të turpshme se sa kjo as nuk ka pasur dhe as nuk ka se si të ketë. Reagim më të turpshëm se sa reagimi në mbështetje të kësaj proteste as s’ka pasur as s’do ketë.
Rama i bindur është shprehur se edhe sikur 300 herë njerëz më shumë të dalin në protestë taksat e përfshira në karburant nuk do të hiqen përsa kohë të jetë në krye të qeverisë.
Edi Rama: Dikush nga frymëzuesit e kësaj proteste ka një shprehje që i thotë të gjitha: Nuk do ta lëmë këtë rast të na shpëtojë, se po na shpëtojë edhe kësaj here nuk e kapim dot. Ç’lidhje ka me këtë rast qeveria e Shqipërisë me rritjen e çmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në të gjithë botën. Tani mua nuk më shqetëson protesta, sinqerisht deri në fund jo. Dhe jo aq po treqind fish të ishte, taksat brenda karburantit nuk hiqet, sa të jem unë në qeveri.
Rama reagimin e qytetarëve e ka cilësuar si cenim të dinjitetit të kombit.
Edi Rama: Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i dretpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb e shtet nga ky reagim sim cili mund të gëzojë ata që e nxiin dhe ata që janë në Kremlinin. Nëse hipotetikisht do të ishim në muajin e 3-4 të luftës dhe qeveria mos të kishte reaguar fare do të ishte normale.
