Lufta në Ukrainë, Starova: Qëllimi i Putin të mbajë pushtetin, lëvizja e tij do marrë përgjigjen e merituar
Ish-ministri i Jashtëm, Arian Starova ka komentuar situatën në Ukrainë pas sulmit për pushtim nga Rusia, duke thënë se populli i Ukrainës pi tregohet heroik.
Në një intervistë për Ora News, Starova shprehet se presidenti rus Vladimir Putin do të marrë përgjigjen e merituar, ndërsa shtoi se nga kjo luftë do të dalë fituese Ukraina.
Arjan Starova: Është një dramë e madhe. Populli i Ukrainës po tregohet heroik. Besoj se në fund fitorja do të jetë me Ukrainën. Kanë në krye një president hero. Ajo që bie në sy është se plani i Putin për ta nënshtruar për dy ditë, dështoi. Një faktor shumë i rëndësishëm në luftë është motive moral. Kam menduar deri në fund se Putin nuk do të guxonte ta bënte këtë lloj aventure. Me këtë që bëri Putin mori përgjigjen e merituar. Pak më vonë do të marrë edhe përgjigjen e fundit.
Sipas Starovës, Putin po bën përpjekje që të ruaj pushtetin e tij, ndërsa shtoi se forca e armëve të Rusisë po del shumë e brishtë.
Arjan Starova: Kjo mendësi e Putin ka në thelb një përpjekje për të ruajtur pushtetin e tij. Ai përpiqet që të mos lejoj që të ketë të ngjashmin e vetë në kufijtë e tij. Forca e armëve të Putin po del shumë e brishtë dhe unë besoj që ai do të marrë përgjigjen e merituar. Mesa duket kjo është rruga e diktatorëve, e njerëzve që manifestojnë politika të dhunshme deri sa të sakrifikojnë.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
