“Protestoni sa të doni” Rama: Shpresoj mos jetë Lufta e III Botërore, pastaj do e shihni a ju mjafton kjo paketë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 21:05
Kryeministri Edi Rama, teksa ka folur në lidhje me protestat që po zhvillohen prej 6 ditësh në vendin tonë ka përmendur disa herë rrezikun e një Luftë të Tretë Botërore, ndërkohë që në Shqipëri protestohet.
Në një komunikim me qytetarët Rama theksoi sërish se taksa e karburanteve nuk do ndryshojë edhe sikur në shesh të dalin 100 fishi i atyre që kanë dalë.
Edi Rama: Këtu flitet për Luftë të tretë Botërore. Dilni protestoni sa të doni, edhe 100 fish të jeni asnjë taksë karburanti nuk lëviz. Shpresoj të mos jetë lufta e tretë botërore se pastaj do e shihni mjafton kjo paketë apo jo. Lufta vjen për të na marrë të gjithëve, e jo për të na sjellë. Duhet të mos merret esencialja e atyre që kanë më pak.
